Shkup, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët

Rënia e kambanave, liturgjia dhe përshëndetja “Jezu Krishti u ringjall, vërtetë u ringjall”, në mesnatë në tempullin kishtar “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup shënuan fillimin e festës më të madhe të krishtere, Pashkët, raporton Anadolu Agency (AA).

Ashtu si çdo vit, edhe mbrëmë shumë besimtarë ortodoksë në oborrin e tempullit kishtar me qirinj të ndezur në duart e tyre, u lutën për shëndet dhe mirëqenie, të cilën e shoqëroi rituali i thyerjes së vezëve.

Pashkët, ose siç njihet ndryshe “Ringjallja e Krishtit” sipas besimit ortodoks është dita kur Jezu Krishti ka shfaqur fuqinë e tij hyjnore dhe është ngjallur nga të vdekurit.

Kjo festë e krishtere, për besimtarët ortodoks paraqet një gërshetim të besimit dhe traditës dhe fillon të enjten para Pashkëve kur besimtarët ngjyrosin vezët e para me ngjyrë të kuqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button