Kanadaja paralajmëroi sanksione të reja kundër përfaqësuesve të lartë sirianë

Kanadaja paralajmëroi sanksione të reja kundër Sirisë si përgjigje ndaj sulmit kimik i cili ndodhi më 4 prill në provincën Idlib.

Sanksionet përfshijnë ngrirje të pronës dhe llogarive të funksionarëve të lartë në Qeverinë e presidentit sirian Bashar al Asad.

“Qeveria e kryeministrit kanadez, Xhastin Trudo i zgjeroi sanksionet në plotësisht 27 përfaqësues të lartë qeveritarë”, deklaroi ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Kristia Frilend.

Këto janë sanksionet e para kanadeze kundër Sirisë dhe Asadit pas vitit 2014, kur në pushtet në kanada ishte qeveria konservatore.

Asad, familja e tij, Qeveria dhe liderë ushtarak sirianë tashmë një kohë më të gjatë janë caqe të sanksioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button