Mesazhet e McCain, reforma në drejtësi dhe lufta ndaj ISIS

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë pasditen e së premtes me një njoftim në lidhje me vizitën e senatorit John McCain, ku tregon edhe temat që kjo vizitë ka patur në fokus, njofton Top-channel, përcjell Portalb.mk.

“Senatori i SHBA John McCain vizitoi Shqipërinë të premten, ku theksoi partneritetin ushtarak SHBA-Shqipëri, rëndësinë e reformës në drejtësi në vend, si dhe përpjekjet për të mundur ISIS”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Senatori McCain, i cili shërben si kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, u takua me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe udhëheqësin e opozitës Lulzim Basha.

Senatori McCain po ashtu vëzhgoi ushtrime ushtarake dhe u takua me anëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP