Ronaldo shumë i lumtur “për sukseset”

Ylli i skuadrës së Realit të Madritit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se është shumë i lumtur pasi ndodhet në kuotën e 100 golave në ndeshjet e UEFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Për ta uruar për ndihmën e dhëne klubit për fitoren kundër Bayern Münih-ut, ndeshje kjo ku Ronaldo shënoi dy gola, si dhe për të uruar arritjen e një suksesi në shënimin e golave në kuadër të ndeshjeve të organizuara nga UEFA, presidenti i klubit të Realit, Florentino Perez, ka zbritur në fushë, ndërkohë që skuadra ishte në stërvitje.

Sipas një lajmi në ueb-faqen e internetit të Realit të Madritit, thuhet se Perez i ka dhuruar yllit portugez një fanellë ku shkruhej “100 gola në Evropë”.

Nga ana tjetër Ronaldo ka thënë se është shumë i lumtur. “Ishte një krenari për mua të arrija në kuotën e 100 golave në ndeshjet e zhvilluara në Evropë. Dita e djeshme ishte një ditë e veçantë për mua sepse morëm një fitore të rëndësishme”, ka thënë ai. Ai ka falënderuar shokët dhe ekipin drejtues për ndihmën e dhënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button