Trajanovski në Hasanbeg, përuron kanalizim, asfaltim dhe ndriçim rrugor

Shtresë e re e asfaltit në gjatësi prej gjysmë-kilometri, trotuare, ndriçim rrugorë dhe kanalizim i ri atmosferik në gjatësi prej 800 metër u lëshuan në përdorim në lagjen Hasanbeg të Shkupit, njofton Alsat M.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski përfundimin e këtij projekti e nënvizoi si shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjithë kryetarët e komunave tjera. Trajanovski tha se qytetit të Shkupit re-konstruimi i kësaj rruge i ka kushtuar rreth 8 milion denarë

. Zyrtarët e Komunës së Gazi Babës paralajmëruan se deri në fund të vitit në territorin e kësaj komune do të rindërtohen edhe 80 rrugë, prioritet do të kenë rrugët që pësuan më tepër dëmtime pas fatkeqësisë natyrore që kaploi Hasanbegun.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button