Ronaldo: Ja çfarë mendova pas penalltisë së Vidal

Cristiano Ronaldo e dinte se Real Madridi do të reagojë pas humbjes së penalltisë nga Arturo Vidal, shkruan Lajmi.net.
Portugezi e vlerëson fitoren ndaj Bayernit të Munichut si shumë të rëndësishme.

“E dija që do të ishte një ndeshje e fortë dhe këtë e dëshmoi Bayerni që e filloi takimin shumë mirë. Por, pasi që humbën penalltinë, e dija që ata do të tërhiqen dhe ne do të reagojmë”, deklaroi Ronaldo.

“Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur sepse e ndihmova Realin për të fituar. Është një fitore e madhe dhe shpresoj që të fitojmë edhe në Bernabeu për të festuar kualifikimin tutje”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button