Shfaqje e fëmijëve valltarë në “Dance Fest”

Festivali për vallëzim bashkëkohor “Dance Fest” sot pasdite në skenën “Zebra” do ta shfaqë programin “Inkubator floating” në të cilin marrin pjesë fëmijë valltarë nga tetë deri 12-vjeç.

“Ky është projekti i parë i këtij lloji tek ne, në të cilin studentët nga Qendra e re e vallëzimit nga Haga, Holandë, para publikut tonë do t’i prezantojnë kreacionete veta. Do të kemi program ët hapur në të cilin do të marrin pjesë mysafirët nga Holanda dhe fëmijë nga Qendra RIC nga Shkupi”, kumtoi “Dance Fest”.

Më 16 prill “Inkubator floating” do të vazhdojë në ambient të hapur, në Fshatin e Maqedonisë, ku do të prezantohen disa koreografi të shkurtëra të Xhoan van der Mast nga Holanda dhe të Matea Kiseliçka. Programi do të vazhdojë në qershor, kur fëmijët nga RIC do të marrin pjesë në Hagë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button