Detaje për vjedhjen në NLB: Hetimi për 3 milionë eurot zgjerohet edhe te vëllai i vjedhësit?

Është zgjeruar hetimi për vjedhjen e rëndë në Bankën NLB. Burimet e sigurta komentojnë se me gjasë i dyshuari Boban S  nuk ka qenë i vetëm në tërë këtë operacion ku dëmtoi bankën për 3 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Sipas informatave të verifikuar, nën hetim është edhe vëllai i vjedhësit i cili është i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë (BPM). Burimet e “Faktor” vërtetojnë se vëllai i të dyshuarit punon në BPM dhe se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) heton për vendin e punës së tij.

Sipas burimeve, vëllai i të dyshuarit është punësuar në njërin nga sektorët e BPM që lidhet me kontabilitetin dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me buxhetin e bankës qendrore.

Nga BPM-ja përjashtojnë çdo lloj lidhjeje me ngjarjen duke komentuar se është rastësi ajo që vëllai i vjedhësit të Bankës NLB punon në BPM.

“BPM në asnjë mënyrë nuk ka lidhje me ngjarjen. Është rastësi ajo që vëllai i të dyshuarit punon tek ne, ai do të punonte kudo, kështu që BPM nuk ka asnjë lidhje me këtë rast. Çfarë do që kërkon MPB-ja nga ne, ne do të bashkëpunojmë”, thonë nga BPM.

Vlerësuesit nuk e përjashtojnë edhe vëllain e vjedhësit si pjesë e operacionet ngaqë hetimi është zgjeruar edhe tek ai. Ai këto ditë nuk ka shkuar në punë. Nga MPB anashkalojnë faktin se krahas Boban ka edhe person tjetër në hetim. Vjedhja e tre milionë eurove nga llogaria e NLB ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të shumës së vjedhur dhe për mënyrën se si ka ndodhur ajo. Njerëzit e parë e grupacionit bankar thonë se ky rast nuk do të ndikojë në punën e rregullt të bankës dhe se paratë e konsumatorëve janë të sigurta.

Boban si i punësuar në bankën NLB operacionin e vjedhjes e ka kryer në periudhë kohore prej 6 deri 10 prill. Sipas informatave hetimore pas arrestimit ai nuk ka treguar se ku janë paratë dhe ende nuk dihet se ku kanë mbaruar 3 milionë eurot. Boban dyshohet për dy arsye, MPB-ja e ndjek penalisht për keqpërdorim kurse Prokuroria Publike Shkup e ndjek për mospagim. Pas arrestimit Boban është në paraburgim.

LEXO: Tre milionë eurot e vjedhura nga banka NLB nuk janë askund

LEXO: Banka NLB: Mjetet e klientëve tanë janë të sigurta

LEXO: Një i punësuar në NLB banka ka vjedhur 2 milionë franga dhe 270 mijë euro dhe ka ikur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button