Festivali i tulipanëve në Stamboll (FOTO)

Festivali i Tulipanëve në Stamboll vazhdon me sloganin “Stambolli bashkohet përsëri me tulipanin e tij”, raporton Anadolu Agency (AA).

Festivali këtë vit zhvillohet për herë të 12-të, ndërsa në kuadër të këtyre aktiviteteve Kryebashkia e Stambollit ka zbukuruar me tulipanë rrugët, lulishtet, parqet dhe të gjitha hapësirat publike.

Tulipani ishte simboli i këtij qyteti edhe gjatë festimeve me rastin e zgjedhjes së Stambollit si Kryeqyteti i Kulturës së Evropës, ndërsa e kaluara e tashmja dhe e ardhmja e tij janë të lidhura ngushtë me këtë lule.

Në kuadër të festimeve do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore, muzikore, sportive dhe artistike. Ndërsa edhe sikurse është bërë tashmë traditë në përfundim të festivalit do të zgjidhet dhe tulipani më i bukur.

Festivali pritet të zgjasë deri më 30 prill 2017. Aktivitetet më të shumta këtë herë janë inkuadruar në vende si, Emirgan Korusu, Parku Göztepe viti 60, sheshi i Xhamisë Blu, ndërsa tulipani do të jetë i pranishëm në të gjitha anët e rrugëve automobilistike.

Nën kujdesin e Kryebashkisë së Stambollit, këtë vit janë kultivuar rreth 10 milionë tulipanë në 12 lloje të ndryshme.

Në botë ka shumë lloje tulipanësh, por ndër të tjerat spikat edhe tulipani i Stambollit. Ai ka shumë veçori që e dallojnë nga llojet e tjera.

20170413_2_23063800_20992104_Web

20170413_2_23063800_20992105_Web

20170413_2_23063800_20992107_Web

tulipan1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button