MPB me masa të përforcuara sigurie në ditët e festave

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në prag të festave të Pashkëve do të merren një sërë masash sigurie dhe aktivitete, në pajtim me planet adekuate operuese për punë, për zhvillimin e tyre pa pengesë, si dhe në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike të objekteve dhe të qytetarëve, transmeton MIA.

“Duke marrë parasysh kërcënimet globale terroriste nga ana e SHI-së terroristë, në të cilat caqe janë edhe objektet fetare, siç ishin sulmet paraprake në Egjipt, pastaj targetimin e vendeve nga Ballkani, mes të cilëve edhe Republika e Maqedonisë, ndërsa përfshirë edhe tubimet masive të qytetarëve, MPB do t’i përforcojë masat e sigurisë dhe aktivitete në ditët në vijim në tërë territorin e shtetit”, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button