Ministrja e Jashtme e Kanadasë kritikon sistemin e OKB-së

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland, ka bërë të ditur se bllokimi sistemor në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) është duke penguar llogaridhënien për tiraninë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja Freeland, përmes një deklarate me shkrim në lidhje me veton e tetë ruse ndaj projektrezolutës së Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së, ka theksuar se ndihet tejet e pikëlluar nga rezultati.

“Kanadaja është e pikëlluar nga vetoja ruse gjatë votimit në KS të OKB-së. Kjo është vetoja e tetë ruse lidhur me Sirinë. Bllokimi sistemor në OKB shpërfill dhimbjen e sirianëve dhe pengon llogaridhënien për veprat tirane në Siri. Jemi falënderues për bashkëpunimin ndaj shteteve që dhanë votën pro në KS të OKB-së, Egjiptit, Italisë, Japonisë, Senegalit, Zvicrës, Ukrainës, Urugait, Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve. Në emër të Kanadasë i ftojmë Rusinë dhe Iranin si mbështetëse të regjimit të Asadit t’i bashkangjiten komunitetit ndërkombëtar që dënon përdorimin e armëve kimike, i cili padyshim është i jashtëligjshëm”, ka theksuar Freeland.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button