Çfarë po bën në të vërtetë Google, me të dhënat tona?

Si mund të bësh dikë, që të heqë dorë nga mbrojtja e sekreteve të veta, më intime? Në një laborator kërkimor klandestin të Google në jug të San Franciskos, me emrin e koduar “GWC7”, ka nga ata që mendojnë se e kanë një përgjigje: duke i ofruar një personi, një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Për këtë qëllim, studiuesit në GWC7 kanë zhvilluar një teknikë që mundëson pikasjen e problemeve në trup, dhe trajtimin e tyre, para se të shndërrohen në problem. E vetmja gjë Google kërkon për këtë, është informacioni gjithnjë e më i ndjeshëm për njerëzit: të dhënat e tyre shëndetësore.

Dhe për këtë arsye, GWC7 kërkon të depërtojë në kokat tona. Jo vetëm figurativisht, por edhe fizikisht. Google dëshiron të hyjë në kockat, muskujt, venat – çdo qelizë tonën. Përmes nanomakinave! Ato janë 2,000 herë më të vogla se një qelizë gjaku, dhe më rezistente se çdo virus. Nëse detektorët e vegjël dallojnë një mosfunksionim, ata raportojnë menjëherë tek një transmetuesi vendosur përreth dorës. Dhe ky transmetues, informacionin që është mbledhur e dërgon në qendrat e të dhënave të GëC7, ku një program diagnostikues është gjithmonë aktiv. A mundet që një sistem i tillë të të shpëtojë jetën? Pa dyshim! Vetë Google llogarit rreth 100,000 jetë të shpëtuara në vit.

Prapëseprapë, ekspertët janë kritikë për projektin; në fund të fundit, kush garanton që të dhënat e depozituara nuk do të keqpërdoren? Historiani mjekësor Paul Unschuld paralajmëron të bëhet kujdes nga agjencitë që kërkojnë të blejnë këto lloje informacionesh. Ai është i shqetësuar se në të ardhmen, suksesi i atyre që kërkojnë siguracion, marrin qera një apartament, apo edhe gjejnë një vend pune, mund të varet prej këtyre vlerësimeve. Aktualisht, e sigurtë është që: nëse nanorobotët nisin të patrullojnë trupat tanë dhe vetëm GWC7 jep llogari, kjo po e fut njerëzimin në një epokë krejt të re. /bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button