McCain: Nënë Tereza na luti për adoptimin e dy vajzave, njëra prej tyre është vajza ime

Senatori amerikan John McCain në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ka rrëfyer se Nënë Tereza para 24 vjetësh e kishte lutur atë dhe gruan e tij që të adoptonte dy vajza nga Bangladeshi.

McCain ka thënë se ai dhe gruaja e tij kishin marrë dy foshnjat dhe njëra prej tyre është vajza e tij Bridgett.

“Para 24 vjetësh gruaja ime dhe unë ishim në Bangladesh dhe vizituam jetimoren e Nënë Terezës. Ajo erdhi në takim me dy foshnje dhe na tha që t’i merrnim ose do të vdisnin. Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift adoptoi njërën, kurse tjetra është bija jonë Bridgett. Dua të falënderoj Nënën Terezë që na bëri jetën tonë më të bukur”, ka thënë McCain.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button