Karvani i OEMVP-së filloi sot me vizitën e bizneseve në Gostivar

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore për të qenë sa më afër bizneseve që nga viti 2012 çdo vit organizon “Karvanin e Odës”, gjatë të cilit realizohet kontakti i drejtpërdrejtë me bizneset, duke dashur të shohin nga afër problemet që hasin kompanitë anëtare të saj gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyrе.

Këtë vit karvani i Odës për të gjashtën herë nisi në qytetin e Gostivarit, ku prezent ishin bizneset e këtij rajoni. Kompanitë diskutuan për sfidat e shumta dhe problemet që paraqiten gjatë zhvillimit të një biznesi në vend, duke shtuar se ambienti afarist në Maqedoni nuk krijon kushte të mira për biznes, dhe të gjitha pengesat që hasin bizneset , duke mos u shqyrtuar në kohë nga autoritetet kompetente dhe frekuentimi i shpeshtë i inspekcioneve nga institucionet e ndryshme,  e bëjnë edhe më të vështirë funksionimin e tyre.

Në takim u prezantuan aktivitetet e Odës, duke përfshirë këtu raportin vjetor 2016 dhe atë financiar, portfolia e shërbimeve të cilat i ofron Oda, si dhe publikimet e saj, informatori ligjor JURIS, informatori ekonomik ECONOMICUS dhe informatori mbi mundësitë e finansimit DOBIA.

Pëveç shërbimeve të OEMVP-së, bizneset u informuan  mbi mundësitë e ndryshme të shfrytëzimit të fondeve alternative në formë të granteve të pakthyeshme  dhe mundësive tjera të financimit, gjë për të cilën kompanitë e Gostivarit cekën se kanë mungesë në qasjen ndaj informatave.

Në këtë takim kryetarja e Grupacionit të Grave Afariste pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Gëzime Fejzi, prezantoi aktivitetet dhe planet e Grupacionit, si dhe mundësitë tjera të përforcimit të pozitës së gruas në biznes dhe përkrahjen e sipërmarrësisë së gruas në përgjithësi, duke cekur faktin se vetëm 5% e bizneseve shqiptare janë të udhëhequra nga grate.

Takimi i radhës me bizneset do të vazhdojë javën e ardhshme në Kumanovë më datë 18 Prill 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button