Sead Koçan tanimë 36 ditë në “udhëtim zyrtar”

Tanimë kanë kaluar 36 ditë prej kur nuk ka asnjë informacion nga biznesmeni Sead Koçan, i cili është i dyshuar në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Trust” për krim financiar prej 17 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Sipas informata të PSP-së ai shtetin e ka lëshuar më 9 mars, gjegjësisht një ditë pas shqiptimit të masës së paraburgimit, ndërkaq deri më sot nuk ka informata se është kthyer.

Avokati i tij, Nikolla Dodevski, theksoi se Koçan nuk është në arrati, por në udhëtim zyrtar. Sipas tij, biznesmeni ka shkuar përpara se të sillet vendimi për paraburgim.

“Janë plotësisht të pavërteta spekulimet se i dyshuari është arratisur. I vetmi rast kur nuk ka arratisje, është atëherë kur personi është në udhëtim zyrtar dhe për të është sjell vendim për paraburgim. Mu kësi lloj është rasti konkret”, tha Dodevski.

I kërkuar avokati Dodevski për ta pyetur nëse klienti i tij ende është në udhëtim zyrtar, ashtu siç tha përpara një muaji, ai nuk është përgjigjur në telefonatë.

Në ndërkohë, MPB ka ngritur fletë-arrest ndërkombëtarë për biznesmenin e dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button