Gjykatësit suprem kanë refuzuar të votojnë për propozimet e Vangellovskit për bllokadën e PSP-së

Dy propozimet e kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, janë lënë në tavolinë në vazhdimin e sotëm të seancës së përgjithshme të gjykatës më të lartë, njëri që të shpallet se “bombat” nga bisedat e përgjuara nuk mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurë penale, ndërkaq tjetri që Prokuroria Speciale të shpallet si organ i paautorizuar që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, nuk kanë kaluar sot në seancë, njofton Portalb.mk.

Portali SDK mëson se gjykatësit suprem kanër efuzuar që të ngrenë dorë dhe të votojnë “për” pas propozimeve ose të ashtuquajturave referate të dorëzuara nga Vangellovski.

Në vend që t’i votojnë propozimet e Vangellovskit, janë paraqitur mëdyshje te disa gjykatës suprem, në lidhje me atë se pse “bombat” të shpallen si dëshmi të cilat nuk mund të shfrytëzohet në procedura, kur tanimë Gjykata Themelore Shkupi 1, ndërkaq më pas edhe Gjykata e Apelit të Shkupit, i ka shpallur si dëshmi të pavlera në procedura. Prej atje, te një pjesë e gjykatësve suprem është paraqitur dyshim se kryetari Vangellovski për arsye personale e ka formuar dhe e ka lënë në shqyrtim dhe votim referatin e tillë, të motivuar, ashtu siç thonë ata, pasi që ai dëgjohet në bisedat e përgjuara se si merret vesh për ndonjë punë me ministrin e atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Të tjerët, kanë parë tekst të shkruar nga prokurori shtetëror Marko Zvërlevski dhe nga avokati i të dyshuarit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Nikolla Dodevski, i cili është mbrojtës edhe i funksionarëve tjerë të VMRO-DPMNE-së në procedurat që i udhëheqë PSP.

Dodoevski ishte dorëzuesi i iniciativës deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 që “bombat” të shpallen të pavlefshme në procedurat që udhëhiqen përpara gjykatave.

Gjykatësit suprem janë të ndarë në lidhje me propozimin e Vangellovskit që PSP-së t’i ndalohet që të dorëzojë kërkesë për ligjshmëri deri te Gjykata Supreme. Disa thonë se vetëm Prokuroria e Marko Zvërlevvskit ka të drejtë që të dorëzojë kërkesë për ligjshmëri, ndërkaq të tjerët thonë se me ligj ka të drejtë edhe Katica Janeva për lëndët që i hapë dhe udhëheqë.

Zvërlevski më 27 mars kërkoi nga Gjykata Supreme që ta shfuqizojë paraburgimin e të dyshuarit në lëndën e PSP-së, Sead Koçan, i cili tani për tani është në arrati. Pas kësaj, PSP-ja dërgoi kërkesë deri te Zvërlevski që ta tërheqë kërkesën e tij pasi që bëhet fjalë për lëndë të cilën nuk e udhëheq prokuroria e rregullt.

Seanca e përgjithshme duhet të vazhdojë më 18 prill. Ajo dje filloi, kur menjëherë u hedh poshtë kërkesa e PSP-së për largim të Vangellovskit nga Këshilli Gjyqësor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button