Maqedoni, priten rigrupime të reja të mediave?!

Beteja politike midis liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish-liderit të LSDM-së, Branko Cërvenkovski në vitin 2011 përfundoi me mbylljen e televizionit A1. Pësuan edhe gazetat të cilat i botonte ky grup mediatik, ndërsa pronari i tyre përfundoi në burg për evazion fiskal. Këto media ishin të klasifikuara si pro-opozitare për shkak të sjelljes kritike ndaj pushtetit. Të njëjtin fat e patën edhe disa media të tjera të cilat nuk figuronin në listën e përfituesve të reklamave qeveritare.

Kriza politike që zgjat ende, megjithatë, goditi mediat pro-qeveritare. Dridhje kanë ndier mediat e grupit MPM – gazetat Dnevnik, Vest dhe Utrisnki Vesnik, ndërsa pronarja e televizionit NovaTV është jashtë shtetit pas përcaktimit të masës së paraburgimit, si i dyshuari kryesor në rastin “Trust”, sipas të cilit PSP-ja e ngarkon se me një dokumentacion të rrejshëm ka fituar një tender nga kompania ELEM me vlerë prej 17 milionë eurosh.

Trazira, ndërrime të redaktorëve dhe vonesa të pagave ndodhin edhe në media të tjera që konsideroheshin si të afërta me pushtetin.

Ekspertët thonë se ndërhyrja e pushtetit në tregun e mediave nëpërmjet reklamave dhe presioneve, i kanë bërë mediat të varura nga qendrat e fuqisë politike. Ata mendojnë se gjatë çdo konflikti të partive politike, mediat pësojnë më së shumti.

Sistemi i mediave duhet të vendoset në këmbë të shëndoshë dhe me mekanizma të fortë të cilët do të sigurojnë në qëndrueshmëri dhe zhvillim afatgjatë. Një e keqe e këtillë, një shkatërrim i këtillë sistematik i gazetarisë, i mediave të lira, i së drejtës që qytetarët të marrin informata të sakta dhe objektive nuk guxon të përsëritet”, thotë Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit Maqedonas të Mediave (IMM).  

 

Ajo mendon se nuk guxon të dorëzohen ndaj presioneve me të cilat liria e mediave përdoret si një mjet për arsyetimin e procedurave të paligjshme për të cilat dyshohen media të caktuara apo përfaqësuesit e tyre. “Paranojën të cilën e përhapin bëhet kundër-produktive. Është koha që ta ndryshojnë qasjen dhe t’u ofrojnë qytetarëve një gazetari të bazuar në standardet, etikën dhe principet”.

SHUMË MEDIA JANË TË VARURA NGA PUSHTETI

Për absurditetin e statusit të “fuqisë së shtatë” flet edhe shifra prej rreth njëqind mediave dhe rrjeteve kombëtare, rajonale dhe lokale elektronike, mbi 250 portale dhe dhjetëra gazeta kundër radhitjes së Maqedoninë midis vendeve me media jo të lira.

Presioni për formimin e mendimit jokritik pro-qeveritar u bë i njohur edhe me paraqitjet editoriale, që nuk ishin të qarta, të paanshme dhe paraqitjet hyrëse në redaktimin e emisioneve qendrore informative. Tok shou emisionet e ndryshme u shndërruan në hajd-parqe të tifozëve dhe një arenë të ndarë sipas demarkacioneve partiake. Të njohura janë informacionet e plasuara euforike për sukseset ekonomike-investuese për Maqedoninë si një oazë më tërheqëse investuese në Evropë me një politikë më të qëndrueshme dhe stimuluese tatimore për të tërhequr kapitalin e huaj.

 

Zoran Dimitrovski– Fokus: Rrjeti propagandistik i mediave i VMRO-DPMNE-së u zgjerua aq shumë sa që ai nuk mund të ushqehet më.

 

 

Branko Gerovski – Slloboden peçat: Gazetari i mirë nuk është shërbëtor i njerëzve të elitës politike dhe nuk kërkon prej tyre udhëzime të “kryeshefit” dhe pastaj vlerësime për atë që e ka bërë.

 

 

 

Ivan Kuzmanovski – TV SITEL: Jemi dëshmitarë se gjërat lëvizin në rreth në këto 25 vite të pavarësisë. Vetë kemi lejuar që interesat e dikujt për biznes të na ndajnë që të mund të sundojnë me ne.

 

 

 

Dragan Antonovski– Lokalno: Nuk ka përgjegjësi për atë që është bërë, atë që është vjedhur, ka vetëm profit. Rregullat n profesion janë të shkelura ose të vulgarizuara.

 

 

 

 

Seladin Xhezairi – TV Art: Hapësira informative e mediave shqiptare kundrejt atyre maqedonase është shumë më e hapur dhe më liberale.

 

 

 

Aco Kabranov – Libertas: Pa largimin e kancerit i cili e ka mashtruar popullin vetëm për ta mbajtur Gruevskin dhe grupin e tij plaçkitës në pushtet, nuk ka përparim në profesion.

 

 

 

Punëtorët e mediave shpesh tregojnë për varësinë e mediave nga politika dhe për bërjen e pazareve me politikën redaktuese si një valutë e vetme e vlefshme. Përveç kësaj, janë të rralla mediat pronari i të cilave është i fokusuar vetëm në atë industri.

Është një sekret publik se mediat janë një bonus që fitohet për çdo marrëveshje ose tender të pritur me elitën qeverisëse”, thotë për SCOOP Tamara Çaushidis nga Sindikata e Gazetarëve.  

Përvoja e deritanishme definitivisht ka treguar se në shtigje të gjata mediat e tyre shërbëtore bëjnë më shumë dëm për atë që  paguan, sesa që ka dobi prej tyre. Ato janë të shtrenjta dhe janë efektive vetëm në fillim. Me fjalë të tjera, politika e qeverisjes nëpërmjet mediave është e padobishme, e dëmshme dhe në fund të ditës jo efikase”.  

Çaushidis mendon se nuk ka një treg real, por se ai është i kontrolluar nga ana e qendrave politike dhe të biznesit. Në një situatë të tillë, thotë ajo, “është një utopi që të përpiqeni të jeni jashtë kontrollit, sepse vetëm ai ju jep gjasa të mbijetoni”. “Në të njëjtën kohë, ai është një pozicion shumë i rehatshëm dhe fitimprurës – nuk jeni të varur nga shikueshmëria e as më pak nga besimi i publikut, por nga mëshira e atij që ju paguan”, shton Çaushidis.

Kreu i sindikatës Çaushidis thotë se ka mundësi që të shuhen gazeta, televizione dhe radiostacione të caktuara.

Shumicat e bashkëbiseduesve tanë paralajmërojnë se do të ketë rigrupime të mediave në hapësirën e mediave në Maqedoni, duke përfshirë rigrupimin e pronësisë së tyre dhe rigrupimin e politikës editoriale. Ndryshimet e bëra dhe të paralajmëruara të pozicioneve kryesore editoriale me ndikim janë një paralajmërim për martesa dhe bashkime të reja politiko-mediatike, me një pasiguri se a do të gjenden partnerë edhe midis koalicioneve të reja të paralajmëruara qeveritare.

Jasna Baçovska Nediq, profesor universitar UKIM

NË KËTË SFERË URGJENTISHT DUHET TË KETË INTERVENIM

Zhvillimet aktuale në mediat vetëm konfirmojnë tezën e varësisë së dukshme të televizioneve dhe gazetave nga politika, pushteti i deritanishëm dhe nëse doni nga shteti. Ato jetonin kryesisht nga të hollat e marketingut publik dhe bizneset e pronarëve të tyre që nuk kishin sjellje kritike ndaj partisë në pushtet. Marketingu në sektorin publik në Maqedoni ishte mjaft agresiv dhe i fuqishëm, absolutisht jo adekuat me nivelin ekonomik të shtetit dhe potencialeve korporative të reklamuesve dhe mediave elektronike. Për shkak se nuk kishte transparencë kurrë nuk u mësua se sa para janë shpenzuar, sa mjete janë përdorur për shpëlarjen e parave partiake. Shihet se pronarët/biznesmenët janë elastikë dhe politikisht pragmatikë. Por, në këtë fushë urgjentisht duhet të ketë intervenim, një vullnet të madh politik dhe veprim, që të mos na përsëritet një katastrofë të këtillë mediatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP