Maqedoni, vjedhjet e shpeshtuara rrezikojnë sigurinë dhe funksionimin normal të trafikut hekurudhor

Ndërmarrja Publike Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura Shkup, ju informon se për shkak të vjedhjeve të shpeshtuara të pjesëve të rëndësishme të sistemit për siguri dhe sinjalizimit në vend kalimet rrugore është rrezikuar funksionimi normal i trafikut hekurudhor.

Kështu duke filluar prej datës 12 prill NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura përkohësisht ka ndërprerë punën e rregullt në vendkalimet rrugore në linjën hekurudhore Gjorçe Petrov- Kërçovë, përfshirë këtu të gjitha vend kalimet rrugore që gravitojnë në këtë pjesë të hekurudhës.

Prandaj, NP Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura u apelon të gjithë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit me automjetet e tyre në këto vend kalime rrugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button