Aksion gueril kundër shkatërrimit të gjelbërimit dhe pemëve në Shkup, ja çfarë kanë bërë artistët (FOTO)

Artistë urban anonim kanë vendosur instalime artistike, fole të mëdha me vezë, në shumë lokacione të Shkupit, me të cilat duan të alarmojnë në rritjen e numrit të drurëve të prerë në qytet, njofton Portalb.mk.

Në foletë qëndron porosia “I keni prerë të gjithë drunjtë, ku të bëjmë fole? Zogjtë”.

Në këtë mënyrë ata duan të tregojnë se për tetë vite gjelbërimi i qytetit është zvogëluar për 40%, që ndikon në rritjen e ndotjes së ajrit, shkatërrimin e vlerave të ambientit, por edhe në biodiversitetin e përgjithshëm në qytet.

“Me prerjen e drurëve të vjetër në qytet, jo vetëm që prishen foletë shumëvjeçare, por ata shumë shpesh nuk kanë vend edhe ku të ndërtohen. Sipas të dhënave nga Shoqata Ekologjike, një numër i madh i zogjve janë para zhdukjes nga qyteti për shkak shkatërrimit të mjedisit të tyre natyral”, thonë artistët.

Foleja artistike
Foleja artistike

17904183_10154596275782426_4912705069067822787_n 17904378_10154596275977426_3572261494602208024_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button