Rusia sërish i vuri veto rezolutës së KS të KB-së me të cilën dënohet sulmi kimik në Siri

Rusia përsëri i vuri veto propozim rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së që ta mbrojë presidentin sirian Bashar al Asad, duke e bllokuar përpjekjen e Perëndimit për dënimin e sulmit kimik vdekjeprurës në qytetin sirian Han Shejhun, që i regjistrohet regjimit sirian, transmetuan mediat britanike.

Në tekstin e rezolutës kërkohet hetim ndërkombëtar i sulmit kimik dhe dërgohet thirrje deri tek Qeveria siriane që të ndihmojë në hetim.

Kjo është vetoja e tetë e Rusisë në Këshillin e Sigurimit në mbrojtje të aleatit të saj sirian, nënvizojnë mediat franceze.

Kina, e cila që nga fillimi i luftës qytetare në këtë vend për të gjashtën herë i vendosi veto propozim rezolutave për Sirinë, këtë herë u përmbajt nga votimi, së bashku me Etiopinë dhe Kazakistanin. Dhjetë vende votuan për mbështetjen e dokumentit. Përveç Rusisë, kundër rezolutës votoi edhe Bolivia.

Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Vlladimir Safrankov, deklaroi se kjo rezolutë “nuk i shërben një qëllimi të dobishëm”, transmeton DPA.

Safrankov deklaroi se sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson, i cili ndodhet për vizitë në Moskë, është duke e studiuar propozimin e homologut të tij rus, Sergej Lavrov për krijimin e komisionit të pavarur anketues, i cili do ta vizitojë Han Shejhun dhe bazën ajrore siriane, e cila iu nënshtrua sulmit me raketa nga SHBA-ja, si përgjigje ndaj sulmit kimik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button