Basha: Situata në Shqipëri nuk është e ngjashme me Maqedoninë, por edhe më keq

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe figura më e fuqishme opozitare, sot harroi fjalorin diplomatik dhe e quajti ligjin e rievoluimit të prokurorëve dhe gjykatësve “proces mafioz”.

Ai më tej tha se diplomatë të rangut të lartë punojnë për Edi Ramën, se i kanë “grabitur” ekspertët e BE-së që punojnë në reformat e gjyqësorit. Edhe pse nuk përmendi emra, ai në fakt iu drejtua Knut Flekenshtajnit, i cili është kundër formimit të qeverisë teknike, siç ndodhi vitin e kaluar në Maqedoni.

Basha shtoi se pajtohet me Flekenshtajnin se situata nuk është e ngjashme si në Maqedoni sepse në fakt është më e keqe. Ai përsëriti se shqiptarët nuk do të shkojnë në zgjedhje me kryeministër “i cili është komandanti kryesor i narko-armatës”.

Procesi i rievoluimit është elementi kyç i reformave gjyqësore në Shqipëri. Kjo reformë është kyçe për hapjen e bisedimeve për aderimi e Shqipërisë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button