Të paktën pesë persona të vdekur në një sulm vetëvrasës në Kabul

Të paktën pesë persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë të tjerë janë lënduar pasi që një vetëvrasës me bombë e ka aktivizuar eksplozivin në afërsi të disa ministrive në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë afgane të Punëve të Brendshme Naxhib Danish pritet numri i viktimave të jetë më i madh.

Eksplozivi ka ndodhur në fund të orarit të punës të ministrive dhe të punësuarit janë nisur për në shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button