Në autobusët e NPQ Shkup nga sot paguhet edhe me celular në VIP

NPQ Shkup informon se pas testimit të suksesshëm të sistemit, nga sot në funksion do të vendoset edhe pagesa me celular për parapaguesit nga operatori VIP.

Me këtë kompletohet mundësia që të gjithë qytetarët të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet e ndërmarrjes publike, me ç’rast mundësohet pagesë më e lehtë e biletave dhe për ata të cilët jo aq shpesh e shfrytëzojnë transportin publik.

Ky shërbim do të mund të shfrytëzohet pasi do të aktivizohet shërbimi. Më saktësisht, fillimisht dërgohet SMS mesazh falas në numrin 14 11 14, me tekst START, me ç’rast ky shërbim aktivizohet. Aktivizimi bëhet njëfish.

Kur numri parapagues veçmë është aktivizuar, pagesa do të bëhet vetëm me thirrjen në numrin 185. Pasi do të fitohet sinjali, telefoni i afrohet validuesit. Pagesa zgjat disa sekonda, me ç’rast parapaguesi merr merr SMS mesazh kthyes se pagesa është suksesshme. Këtë mesazh, shfrytëzuesit e transporti publik janë të detyruar ta ruajnë deri në fund të vozitjes së tyre.

NPQ Shkup i informon edhe shfrytëzuesit e numrave nga Telekomi i Maqedonisë se ky operator e shkyçi aktivizimin për këtë shërbim, që do të thotë se qytetarët nuk kanë nevojë për aktivizimin e tyre, por menjëherë mund t’i qasen pagesës së biletës në autobus me thirrjen në numrin 185.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button