MPJ Koxiasit: Irredentizmi nuk është veçori e Maqedonisë, atë e presim edhe nga Greqia

Nuk ekziston kurrfarë baze për druajtje në Greqi nga çfarëdolloj irredentizmi maqedonas. Theksimi i perceptimit të këtillë është në funksion të heqjes së vëmendjes nga pengesa reale në procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë, posaçërisht pas Aktvendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të vitit 2011.

Kjo ceket në reagimin e MPJ-së së Maqedonisë me rastin e deklaratave të djeshme të shefit të diplomacisë greke, Nikos Koxias.

“Nga ana e Maqedonisë, vlerësojmë se në kuadër të procesit për ndërtim të masave të besimit, duhet të gjendet zgjidhje për të gjitha burimet e mosbesimit nga të dyja palët. Irredentizmi nuk është veçori e Republikës së Maqedonisë, e cila vazhdimisht angazhohet për bashkëpunim rajonal. Vlerësojmë, se e njëjta duhet të pranohet edhe nga fqinji ynë jugor”, ceket në kumtesën e MPJ-së.

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias dje gjatë fjalimit për politikën  e jashtme greke në Odën Ekonomike të Athinës porositi se Maqedonia nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian përderisa tregon tendenca irredentiste ndaj Greqisë rreth kontestit për emrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button