Filipine, vritet militanti përgjegjës për vrasjen e turistëve

Autoritetet filipinase kanë njoftuar se është vrarë militanti i organizatës terroriste Ebu Sejjaf, i cili ka ekzekutuar dy turistët nga Kanadaja dhe një nga Gjermania, raporton Anadolu Agency (AA).

Njoftimi është bërë i ditur nga gjeneral Eduardo Ano, një zyrtar i ushtrisë së Filipineve. Ai ka vënë në dukje se në një konflikt të armatosur mes forcave të sigurisë dhe militantëve të Ebu Sejjaf në rajonin Inabanga të qytetit turistik Bohol, është neutralizuar militanti me nofkën “Ebu Rami”, Muammer Askali, i cili ishte përgjegjës për vrasjen e dy turistëve kanadezë dhe një turisti gjerman.

Ano ka thënë se trupi i Askali-t është identifikuar nga shokët e tij të tjerë të kapur gjatë operacionit. Ai e ka cilësuar vdekjen e tij si një goditje të rëndë ndaj organizatës Ebu Sejjaf. “Nëse kanë plane të ngjashme të tjera për të vrarë njerëz të pafajshëm tashmë do ta mendojnë dy herë”, ka thënë ai.

Ano ka theksuar se lufta kundër militantëve të kësaj organizate vazhdon dhe se në konfliktet e fundit të paktën 3 ushtarë dhe një efektiv policie kanë humbur jetën.

Ebu Sejjaf dhjetorin e vitit të kaluar kërkoi 2 milionë dollarë për të lënë të lirë 5 malajzianë. Ndërsa organizata kishte deklaruar se në duart e tyre ndodhen 32 pengje. Ebu Sejjaf ekzekutoi dy kanadezë dhe një gjerman për shkak se paratë e kërkuara për ta nuk u paguan.

Ebu Sejjaf që prej vitit 1991 është aktive në Malajzi dhe Filipine. Organizata ka deklaruar se është mbështetëse e DEASH-it kohët e fundit, ndërsa ajo ka vënë si synim ngritjen e një shteti të pavarur në Mindanao dhe Sulu duke përdorur forcën.
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, vitin e kaluar pas vrasjes së një pengu 18 vjeçar, dha urdhër për asgjësimin e Ebu Sejjaf.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button