Vazhdojnë sonte ethet e Ligës së Kampionëve

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të çerekfinaleve në UEFA Ligë të Kampionëve.

Duke filluar nga ora 18:45 do të luhet takimi ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Monacos, i cili është shtyrë nga mbrëmja e kaluar për shkak të shpërthimeve që ndodhën pran autobusit të skuadrës nikoqire.

Dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen nga ora 20:45.

Takimi më i rëndësishëm është ai ndërmjet Bayern Munichut dhe Real Madridit që zhvillohet në stadiumin ‘Allianz Arena’ derisa nga ana tjetër Atletico Madridi pret në ‘Vicente Calderon’ kampionin anglez Leicester City.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button