Bombë ndaj autobusit të Dortmundit, plagoset mbrojtësi Bartra

Ekipi i Borussias së Dortmundit konfirmoi se një prej lojtarëve të saj është plagosur, pas një shpërthimi bombe që ka prekur autobusin që transportonte lojtarët, transmeton Top Channel.

Borussia nxit të pranishmit në stadium të ruajnë qetësinë, teksa hetohet ngjarja, duke shtuar se punonjës të shumtë të emergjencave kanë shkuar në vendngjarje.

“Do t’iu njoftojmë sapo të kemi lajme të verifikuara”, shkruan klubi në rrjetin social “Twitter”. Ndërkohë konfirmohet se Marc Bartra është plagosur dhe është nisur për në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak para se ekipi t’i drejtohej stadiumit “Signal Iduna Park”, ku do të zhvillonte ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Monacos. Klubi gjerman njoftoi se bomba ka shpërthyer jashtë autobusit të ndodhur pranë hotelit ku ishin akomoduar lojtarët përpara ndeshjes.

Ndeshja ndaj francezëve të Principatës është tashmë në dyshim, e pritet që të merret një vendim pasi të dalë në konferencë për shtyp policia gjermane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button