“Faktor”: Atanasov pa diplomë të vlefshme është bërë drejtor i NP Ujësjellësi?

“Aleksandar Atanasov, drejtori i Ndërmarrjes Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi, nuk ka vërtetim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për diplomë të vlefshme të mbarimit të shkollës së lartë jashtë vendit”, shkruan portali “Faktor”, transmeton Portalb.mk.

Sipas dokumenteve që ka siguruar portali, Atanasov nuk ka dorëzuar paraqitje për pranim të kualifikimeve profesionale për mbarim të fakultetit në ciklin e parë të studimeve. Në paraqitje shkruhet se ka mbaruar fakultet në “Epire State College” në Nju Jork, me seli në Saratoga Springs, i cili ka marrë titullin ekonomist.

Megjithatë, Ministria e Arsimit dhe SHkencës në bazë të kërkesës së tij, ka dërguar njoftim në të cilën thuhet se nga ana e Qendrës Informative për Ekuivalencë dhe Pranim të Kualifikimeve të Larta Jashtë Vendit, nuk është konfirmuar se kualifikimi i tij është marrë në njërin nga 500 universitetet e ranguara në listën e fundit të publikuar nga Instituti për Arsim të Lartë të Universiteti të Shangait, Xhio Tong. US NEWS and Report dhe Times Hihger Education Supplement World University Ranking.

Në këtë mënyrë, sipas portalit, ekziston dyshim se Atanasov nuk ka të mbaruar shkollim të lartë dhe se ka vendosur informata të rrejshme ose diploma e tij është falsifikuar ose jo e pranuar, gjë që sipas kësaj në mënyrë të paligjshme është vendosur në atë funksion.

Pyetja është se kush ka lejuar që Atanasov të bëhet drejtor pa  dëshmi përkatëse për mbarim të shkollimit të lartë që është në kundërshtim me dispozitat?

Sipas ligjin për Ndërmarrje Publike të themeluara nga ana e komunave ose Qytetit të Shkupit, siç është rasti me NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi, zgjedhjen e drejtorit e kryen kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Zgjedhja kryhet në bazë të konkursit publik. Atanasov ishte zgjedhur në konkursin publik të 06.12.2014. Mes kushteve në të cilat janë kërkuar ka qenë, mbarimi i shkollimit të lartë shkalla VII/1 ose 240 kredi sipas EKTS-së, por edhe vërtetim për mbarim të shkollës së lartë, origjinal ose kopje të vërtetuar në noter, por edhe dokumente tjera.

Atanasov funksionin e drejtorit në NTP Ujësjellësi dhe Kanalizimi e kryen tanimë që nga shkurti i vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button