Shtatë persona kanë humbur jetën në shembjen e një konstruksioni në Meksikë

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetë janë lënduar sot nga shembja në një parking për automobila për ndërtimin e sipër, në pjesën perëndimore të Meksiko Sitit, deklaruan përfaqësues të ndihmës së shpejtë meksikane.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të të mbijetuarve, sepse besohet se ka punëtorë, që ndodhen nën rrënoja.

Shefi i Shërbimit civil të qytetit Faust Lluga deklaroi se ekipet e shpëtimit shfrytëzojnë edhe pajisje speciale në kërkim të të mbijetuarve.

Fatkeqësia ka ndodhur kur punëtorët janë përpjekur që të vendosin shtyllë betoni në garazhin shumëkatësh në qendrën për shoping në distriktin Oliver de Los Padres.

Hetimi për fatkeqësinë është në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button