Kanadaja: Asadi nuk mund të jetë pjesë e të ardhmes së Sirisë

Bashar al-Asad nuk mund të jetë pjesë e të ardhmes së Sirisë, deklaroi kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, raporton Anadolu Agency (AA).

“Mendoj se nuk ka asnjë dyshim se e ardhmja afatmesme dhe afatgjate e një Sirie në paqe nuk përfshin Bashar al-Asadin”, deklaroi kryeministri i Kanadasë.

“Duhet të lëvizim me një shpejtësi të madhe drejt një paqeje dhe stabiliteti në Siri e cila nuk përfshin Asadin”, tha Trudeau.

Javën e kaluar, kryeministri kanadez tha se mbështet plotësisht sulmin e presidentit amerikan Donald Trump kundër një bazë ajrore siriane, në shenjë hakmarrjeje për sulmin me armë kimike në Khan Shaykhun të Idlibit, në të cilin mbetën të vrarë së paku 100 civilë.

Trudeau shkoi një hap më tej dhe deklaroi se Kanadaja është e gatshme të rrisë sanksionet e saj kundër Rusisë për shkak të mbështetjes që ajo bën ndaj regjimit sirian.

“Mendoj se Rusia duhet të vetëdijesohet për përgjegjësinë që ka në sulmin e përgjakshëm të regjimit të Asadit nga java e kaluar”, tha Trudeau.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button