Diplomatët kërkojnë që faktori ndërkombëtarë ta ndërrojë trajtimin ndaj Qeverisë në ikje

“Derisa ministrat e rremë nga “Qeveria në ikje” e mbajnë pushtetin në duar nuk do të ndalojnë lojërat”, kështu thonë në deklaratën e hapur të Sindikatës së Shërbimit Diplomatik Maqedonas (SSHDM) dërguar deri te bashkësia euro-atlantike, njofton Portalb.mk.

“Pas një sërë vizitash të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Parlamentit Evropian dhe NATO-s në Republikën e Maqedonisë dhe mosveprimin e dukshëm nga qëllimi i kreut politik maqedonas në ikje, që ta dorëzojnë pushtetin në mënyrë të qetë, demokratike dhe të përshtatshme, SSHDM vlerëson se është e patjetërsueshme që të ndryshohet trajtimi ndaj deputetëve të cilët i kanë uzurpuar pozitat ministrore, ndërkaq përveç ministrit të MPJ-së, Poposki, janë edhe ministrat për Shëndetësi, Todorov, Kulturë, Kançeska Milevska, por edhe kryeministri, Emil Dimitriev”, thonë nga SSHDM.

Ata gjithashtu thonë se pas mbarimit të zgjedhjeve emrat e lartpërmendur të ministrave dhe kryeministrit, nuk janë legjitim pasi që ata në funksion kanë qenë deri në mbarimin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button