Francë – Digjet kampi me 1500 emigrantë, 10 të plagosur (FOTO+VIDEO)

Një kamp strehimi me 1500 emigrantë në veri të Francës është shkatërruar plotësisht nga një zjarr, i cili filloi pas përleshjeve mes afganëve dhe kurdëve.

Të paktën 10 persona  u plagosën kur zjarri prishi baraket e kampit pranë portit të Dunkirk, shkruan BBC.

“Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse një grumbull hiri” tha Michel Lalande, prefeti i rajonit të Francës veriore, transmeton Ora News.

Bregdeti në veri të Francës ka qenë i mbushur me emigrant duke u përpjekur për të emigruar në Angli. Kampi në Grande Synthe që u përfshi nga flakët ishte ndërtuar në mars të 2016 dhe kishte kryesisht shtetas nga Iraku dhe kurdë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button