Samiti i parë ndërkombëtar për fotografi dhe videografi

Në Strugë sot fillon Samiti i parë ndërkombëtar për fotografi dhe videografi. Përmes kësaj ngjarje të madhe me karakter edukativ dhe ekspozues, Maqedonia, thonë organizatorët, do të paraqitet në hartën e evenimenteve me renome botërore në artet dhe bizneset dixhitale.

Samiti i kushtohet portret fotografisë dhe fotografisë së dasmës. Do të mbahet në hotel “Drim” dhe do të zgjasë tre ditë, deri më 13 prill. Është i pasuruar edhe me përmbajtje nga video produksioni, fotografia e modës, e rrugës dhe e gazetarisë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të ndjekin ligjërata dhe punëtori nga profesionistë të mëdhenj, ndërkombëtarisht të pranuar dhe dëshmuar, praktikantë dhe teoricienë. Këshillat, përvojat dhe qasjet e tyre do t’i transmetojnë Greg Moment (Poloni) dhe Dejvid Brenot (Francë) në pjesën e fotografisë së dasmave, Dimitri Usanin (Rusi) pjesën e fotografisë së dasmave dhe familjare, Serxho Duarte (Portugali) dhe Bojan Mitkovski (Maqedoni) në pjesën e kinematografisë, Roxher Tan (Malejzi) në pjesën e fotografisë së portretit dhe dasmave, Ani dhe Dimi (Maqedoni) në pjesën e fotografisë së portretit dhe modës, Tomisllav Georgiev (Maqedoni) në pjesën e fotografisë rrugore dhe Robert Atansaovski (Maqedoni) në pjesën e fotografisë gazetareske.

Në kuadër të axhendës treditore, do të prezantohen prodhimet dhe arritjet më të reja teknologjike dhe digjitale, të prezantuara nga kompanitë dhe partnerët të cilët e ndihmojnë realizimin e Samitit: Pix+, I-Style, Wacom, Nikon, Canon,Sony, Sigma, Smart Solution, Inter Foto, Polyesterday.

Shoqërimi inspirues do të përfundojë me konkurs të fotografisë në të cilin pjesëmarrësit do të mund t’i paraqesin dhe ekspozojnë fotografitë e tyre të cilat do të vlerësohen nga juria profesionale, e përbërë nga oratorët dhe prezantuesit e samitit.

Pas organizimit të Samitit të parë ndërkombëtare për fotografi dhe videografi në Maqedoni qëndrojnë “Angellovski Fotografia” nga Maqedonia dhe “Greg Moment Fotografia” nga Polonia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button