Rinovohen negociatat për bashkimin e Qipros

Në Nikozi sot do të rinovohen negociatat midis presidentit të Republikës së Qipros, Nikos Anastasiadhis dhe liderit të turqve qipriotë Mustafa Akinxhi, në të cilat kërkohet formula për bashkimin e sërishëm të ishullit mesdhetar, transmeton BTA.

Negociatat rinovohen, pasi që javën e kaluar deputetët qipriotë e ndryshuan ligjin kontravers i cili i zemëroi turqit qipriotë dhe solli bllokimin e procesit për bashkimin e sërishëm të ishullit etnikisht të ndarë.

Negociatat për Qipron u ndërprerën në shkurt të këtij vitit, pasi që Akinxhi e braktisi procesin negociues në shenjë proteste për shkak të vendimit të Parlamentit në Nikozi për shënimin e detyrueshëm të përvjetorit të referendumit nga viti 1950 në të cilin grekët qipriotë u deklaruan për bashkimin e kolonisë së atëhershme britanike Qipros me Greqinë.

Ndryshimet në ligj tani i japin  ministrit të Arsimit liri të plotë  të vendosë në evenimente të ngjashme.

Ky hap mundëson vazhdimin e negociatave paqësore për pothuajse një pushim dymujor.

Presidenti qipriot Nikos Anastasiadhis dhe liderët e turqve qipriotë Mustafa Skinxhi i filluan negociatat në maj të vitit 2015, që krijuan shpresë reale për bashkimin e sërishëm të Qipros.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button