Bejta: Qeveria urgjentisht të vendosë si do funksionojnë kumunat pas 14 majit

Pas skadimit të afatit për shpalljen e zgjedhjeve lokale dhe bllokadës së Kuvendit, nuk dihet se kur do të shpallen të njëjtat, njofton RTVM2.

VMRO DPMNE-ja kërkon që bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe ato parlamentaret. Partitë tjera LSDM, Besa dhe Aleanca për shqiptarët kërkojnë zhbllokimin e Kuvendit dhe më pas caktimin e datës për zgjedhjet lokale.
Ndërkohë BDI kërkon nga ministrja e pushtetit lokal Shirete Elezi që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të diskutohet për atë se si duhet të veprojnë krerët e komunave pas 14 majit.
“Qeveria duhet të sjellë vendim se si do veprojnë krerët e komunave pas 14 majit, përndryshe organi kryesor është kuvendi i RM-së, nëse do fillojë të funksionojë kuvendi të zgjidhet kryetari menjëherë do zgjidhet edhe Qeveria dhe kreu i kuvendit do i shpall zgjedhjet lokale se kur do mbahen ato”, u shpreh Nevzat Bejta, Nënkrytear i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button