McCain: Rusia “bashkëpunoi” me Sirinë në sulmin kimik
Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, akuzoi Rusinë për bashkëpunim me Sirinë në kryerjen e një sulmi të dyshuar kimik, transmeton REL.
Forcat e regjimit sirian dyshohet se kanë kryer sulmin javën e kaluar në qytetin Khan Sheikhoun të provincës Idlib, duke vrarë mbi 80 veta.
“Rusët kanë qenë në dijeni për armët kimike, sepse kanë operuar saktësisht nga e njëjta bazë”, tha McCain.
“SHBA duhet t’i thotë Rusisë se ky lloj i krimit të luftës është i papranueshëm për botën sot”, tha McCain gjatë qëndrimit në Beograd.
Rusia dhe Irani kanë fajësuar rebelët për sulmin e dyshuar kimik, ndërsa SHBA, si ndërshkim për këtë sulm, ka sulmuar një bazë ajrore të regjimit sirian.