Pritja mori fund, Bradley Cooper dhe Irina Shayk prindër për herë të parë

Bradley Cooper tani është baba, ndërsa supermodelja e famshme Irina Shayk është nënë. Aktori i nominuar për Oscar dhe partnerja e tij prej dy vjetësh kanë mirëpritur në jetë fëmijën e parë, sipas një burimi për People.

Fëmija ka lindur para 2-javësh, por sipas burimeve, gjithçka është në fshehtësi. Nuk ka të dhëna të tjera, as për gjininë dhe as për emrin e fëmijës.

Ky është fëmija i parë për yllin 42-vjeçar Bradley dhe supermodelen ruse 31-vjeçare Irina, të cilët kanë 2 vjet së bashku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button