Dokumentari i Marin Memës për Prevezën, ja si reagojnë grekët

Në ciklin “Gjurmë Shqiptare” këtë të shtunë, gazetari Marin Mema solli historinë e dikurshme të qytetit të Prevezës, por edhe realitetin e sotëm, realitet që ruan me vështirësi gjurmët e banorëve shqiptarë.

Por mediat greke nuk kanë mundur të qëndrojnë pa reaguar përballë këtij fakti. Konkretisht ishte portali “Epirus Post”, i cili reagoi me anë të një shkrimi, duke e vënë theksin më shumë te hyrja e gazetarit në territorin grek edhe pse është “non grata” që nga viti 2012 nga ky shtet.

“Jo vetëm që arriti të hyjë në Greqi, pavarësisht se është shpallur person i padëshiruar, por për ditë me radhë arriti të realizojë filmime në Prefekturën e Prevezës për të paraqitur historinë shqiptare të rajonit dhe rrënjët shqiptare të banorëve aty”, shkruan ky portal.

Më tej, shkruhet se dokumentari ka përmbajtje propagandistike dhe nacionaliste, por theksi vihet më tepër se si arriti që gazetari të futet në territorin grek edhe pse një person “non grata”.

“Ai vlerësohet si një person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare që prej vitit 2012, por si është e mundur që nuk pati një reagim nga autoritetet greke mbi këtë fakt. Ai jo vetëm arriti të kalojë kufirin, por së bashku me grupin e tij televiziv realizuan filmime disaditore në Prevezë dhe në fshatin Parga, pa u shqetësuar nga askush”, shkruan “Epirus Post”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button