PLD: VMRO-DPMNE nuk guxon të jetë frenues i reformave në shëndetësi

“VMRO-DPMNE nuk guxon që edhe më tej të jetë frenues i reformave në shëndetësi, në dëm të shëndetit të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e Partisë Liberal Demokrate (PLD), njofton Portalb.mk.

Ata shtojnë se mungesa e barnave, pajisjet mjekësore nëpër spitale dhe reagentët në laboratorë reflektohen në nevojat më thelbësore të pacientëve.

“Edhe pse në disa raste arsyeja është mungesa e mjeteve, megjithatë shkaku më i shpeshtë është vonesa e tenderëve për furnizime publike, për shkak përgatitjeve të gjata dhe jo-profesionale të furnizimeve. Argument shtesë për atë është se ata rregullisht kthehen në përpunim në të ashtuquajturën “komision profesional” në Byron për Furnizime Publike dhe atë për shkak gabimeve të pabaza”, shtohet në deklaratë.

Nga partia thonë se “jemi dëshmitar për aneksin e marrëveshjeve në shumë sfera dhe për shumë gjendje në shoqëri, ku nuk punohet për urgjencë dhe nuk punohet për jetë njerëzore, por edhe pse këtu bëhet fjalë për materie të gjallë, ajo nuk lejohet.

“Heshtin edhe drejtorët e spitaleve, si dëgjues më besnik të partisë. Rezultat i gjendjes së përgjithshme – sistemi i rrënuar i shëndetësisë në Maqedoni është në fund.  Në dëm të pacientëve përdoren barna të cilat janë në dispozicion, dhe jo më të mirat dhe më përkatëset për sëmundjen e pacientëve, operacionet shpesh shtyhen, ndërsa laboratorët nuk japin rezultate të plota”, thonë nga PLD-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button