Mali, 5 të vdekur si pasojë e një sulmi të armatosur

Pesë persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të armatosur në Mali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim nga Azarok Ag Inaborchad, kryetari i lëvizjes politike dhe ushtarake Kongresi për Drejtësi në Azavad (CJA), bëhet e ditur se në rajonin Gargando në veri të vendit është ndërmarrë sulm nga persona të armatosur ndaj ndërtesës së CJA-së.

Ag Inaborchad ka njoftuar se pesë pjesëtarë të CJA-së e kanë humbur jetën në përleshjet që kanë ndodhur mes anëtarëve të CJA-së dhe sulmuesve dhe se sulmuesit janë larguar pas ngjarjes.

Ndërkaq, përgjegjësi për Punë të Jashtme i lëvizjes, Ehameye Ensari, ka thënë se katër nga sulmuesit janë neutralizuar.

Ende nuk janë shpalosur informacione në lidhje me identitetin e sulmuesve.

Ndryshe, lëvizja CJA është themeluar vitin e kaluar për t’i mbrojtur të drejtat e popullatës Tuareg në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button