Aspekte për ndryshime në sistemin edukativo arsimor

Sot sistemi edukativo arsimor menjëherë duhet të braktiset, sepse është i trashëguar nga sistemi shkollor Sovjetik edhe atë nga ana e reformatorit Edward Kardelj në kohën e reformave shkollore të Jugosllavisë . Ky sistem i atëhershëm ka qenë i dedikuar me qëllim që të ngritë dhe të reprodukojë kuadro administrativë pasi ka pasur mungesë në atë kohë, dhe njëkohësisht të ngritet ideologjia komuniste që të ndikojë në ruajtjen e Vëllazërim Bashkimit brenda republikave Jugosllave. Ky sistem shkollimi ishte i arsyeshëm për shtetet relativisht të mëdha dhe me shumë republika.

Në kushtet e pluralizmit ky koncept është i tejkaluar dhe i vjetruar, nuk jep përgjigje për sfidat e kohës për një përparim të cilin e kërkon shoqëria për tu integruar në proceset tekniko teknologjike, dhe në pjesëmarrjen e ndarjes ndërkombëtare të punës. Prandaj ky sistem duhet të braktiset, sa më shpejtë nga sistemi juridiko legjislativ- kushtetues, si kategori obliguese shkollim të domosdoshëm të popullatës. Sepse do të gjenerojë vazhdimisht kriza të mëdha në mos gjetjen optimale të modeleve përparimtare të cilat do ta risin gjendjen socio ekonomike e favorizuar për suksese pozitive.

Me këtë sistem shkollor tek ne janë profiluar për afërsisht një e treta e të diplomuarve me njohuri ekonomiko-juridike në frymën teorike pa përvoja konkrete praktike. Po ata kuadro do të presën inkuadrim në sektorin shtetëror, nëpër zyrat të cilat janë të stërmbushura me këto kuadro, duke pritur disa vite të inkuadrohen në vende pune adekuate gradualisht humbin nga dituritë e arritura gjatë studimeve dhe nuk e ndjekin trendin e kohës. Sedimentohen në inteligjencë pasive dhe gradualisht e harrojnë shkrim leximin, në rrethin social reflektojnë skepticizëm për shkollimin.

Janë bë përpjekje për të dalë nga ky kaos i shkollimit , janë bë reforma të gabueshme pasi nuk e kanë braktisur gjenezën ideore të këtij sistemi, me prerje sipërfaqësore nuk është arritur deri te palca e trungut, dhe trungu përsëri ka gjeneruar të njëjtat modele.

Ky sistem si model, tërësisht duhet të largohet nga përdorimi, dhe të kopjohet sistemi shkollor i Zvicrës, pasi që ky sistem është kompatabil për kushtet e popullatës dhe konfiguracionit gjeodemografik, sepse tek ne mungon profili i ekspertëve zejtarë dhe teknikë, të cilët do të marrin pjesë direkt në zhvillimin ekonomik, në prodhim dhe direkt do ta ngritin procesin tekniko teknologjik. Qenësore është ky profil për t’iu përgjigj direkt resurseve natyrore për eksploatim dhe njëkohësisht të bëjë lidhjen në mes tyre për të prodhuar të mira, të cilat indirektë e ngritin standardin jetësor njëkohësisht e inkuadrojnë edhe pjesën tjetër pasive në prodhim.

Momentalisht eshaloni i kuadrit me shkollim të mesëm është jashtë proceseve prodhuese, apo i punësuar në vende të gabuara dhe e këputë verigën zhvillimore.

Në vendet Europiane këto kuadro zejtaro teknik paraqesin kurrizin zhvillimor të ekonomisë, sepse procesi i prodhimit fillon nga këta po ashtu edhe mirëmbajtjen e organizon ky kuadër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button