Kreatorja Flora Elezi do të zbulojë në Facebook fotosesionin e saj më të fundit

Flora Elezi, kreatorja e re shqiptare e lindur në Francë këtë sezonë kreacionet më të reja do t’i prezantojë me foto sesion në faqen e saj të Facebook-ut. Foto sesionin e ka realizuar në Turqi.
Flora për Portalb.mk tregon se planin për të realizuar promovimin e koleksionit më të ri e realizoi me kreatorë të modës më me famë në Turqi siç është Cemil Ipekçi.
Të apasionuar pas gjërave unike, Flora dhe Cemili po kombinojnë detaje të modës të cilat në të ardhmen do i sjellin edhe në Shkup.

Ngjyrat të cilat Flora i rekomandon për këtë sezone janë gri dhe ngjyra rozë.

“Çdo femër duhet të nxjerrë në pah butësinë dhe bukurinë e saj në mënyrë mbresëlënëse dhe me shumë kujdes, andaj këto ngjyra janë më se të rekomandueshme për këtë sezone dhe janë ngjyrat më të përdorura në sfilatat e modës në Francë.” shprehet ajo.

Flora ka selinë në Shkup ku ka sjellë modele të saja të cilat janë unike, gjë të cilën shumë vajza e preferojnë.

image-0-02-05-ee00f2e7d59f25b49a90020f585a7885a5c841c948cd9071456a6ae713e1993e-V
20170410_115844
20170410_115943

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button