Derbi tetovar pa fitus, Shkupi lehtë e mundi Sileksin

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 25-të, ku spikasin fitoret e Shkupit dhe Vardarit duke mundur kundërshtarët e tyre me rezultat 3:1, ndërsa në derbin shqiptar dhe atë lokal të Tetovës, Shkëndija dhe Renova janë ndarë në paqe, pas rezultat të barabart 1:1.

Në duelin më interesant të javës, në Tetovë e para në avantazh kishte kaluar skuadra e Renovës që në këtë ndeshje ishte “mysafire” në letër, me golin e Velinov në minutën e 75-të, ndërsa Shkëndija ka barazuar krejt në fund, në minutën e 83-të, me super golin e Besart Ibraimit.

Shkupi është treguar dominues në duelin ndaj Sileksit, duke e mundur skuadrën nga Kratovë me rezultat të bindës 3:1. Pjesa e parë ishte tërësisht e dominuar nga bardhekaltërit nga Çairi, të cilët shënuan dy gola. Fillimisht në minutën e 8-të Ermedin Adem, ndërsa në minutën e 26-të, ishte francezi Emmanuel Mbella që shënoi golin e tij të parë zyrtar për Shkupin. Në pjesën e dytë, kumanovari në radhët e Shkupit Bunjamin Shabani pas asistimit të Jasir Asanit shënoi për 3:0 në minutën e 56-të, ndërsa në vazhdim kur Shkupi kishte të sigurt fitoren, i lëshoi koncentrimi dhe këtë e shfrytëzuan mysafirët për të shënuar golin e nderit me anë të Kalanoskit.

Vardari ka fituar Pelisterin 3:1, Bregallnica ishte më e mirë se Makedonija Gj.P. 1:0, ndërsa në barazim pa gola janë ndarë Pobeda – Rabotniçki.

Në tabelë kryeson Vardari me 62 pikë, 2.Shkëndija me 51, 3. Rabotniçki 43. 4. Pelsiteri 37, 5. Sileksi 35, 6. Renova 32, 7. Shkupi 28, 8. Pobeda 23, 9. Bregallnica 19, 10. Makedonija Gj.P. 17 pikë. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP