Shkup, Fabio Liberti fitues i çmimit “Flutura e Artë 2017”

Fabio Liberti i ri nga Italia e fitoi çmimin për koreografi më të mirë në “Fluturën e Artë 2017” në gala mbrëmjen e mbrëmshme të Garës internacionale për koreograf të rinj “Tanclab” në suaza të programit të festivalit të vallëzimit modern “Tanc fest”.

Siç kumtoi “Tanc fest” këtë vit në “Tanclab” ka pasur një numër të madh të aplikuesve, ndërsa në paraselektim janë zgjedhur nëntë koreografë të rinj: Fabio Liberti nga Italia, Xhesika Simet nga Hungaria, Jakub Munko nga Polonia, Frederika Botini nga Italia, Veronika Akopova nga Rusia, Sonja Zani nga Italia, Diego de Rosa nga Gjermania, Beatriçe Panero nga Gjermania dhe Mara Hulaps nga Holanda.

Në teatrin kombëtar në Veles, jurija profesionale në përbërje të: Samuel Vuersten, drejtorit artistik të Holland Sance Festival në Hagë, anëtarë i Bordit të Kodarzs Roterdam në Holandë, përgjegjësja e Festivalit ndërkombëtar Kontekst të Dijana Vishneva, Mehmet Ballkan, koreograf kryesor dhe këshillëtarë artistik për kompanitë kombëtare të baletiti në Turqi dhe Jagoda Sllaneva, primabalerinë, fituese e çmimit për performancë të lartë në sferën e vallëzimit “MENADA” në “Tanc fest 2017” ia ndanë çmimin “Flutura e Artë” Fabio Libertit nga Italia.

Mbrëmë u shfaq edhe premiera më e re e Teatrit të Vallëzimit të Shkupit “Rruga” në koreografi të Antin Rudakov nga Gjermania.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button