Marjana Kondi tregon mesazhin “me turp” që i dërgoi Ilir Metës

Gjatë intervistës së saj në “Xing me Ermalin” aktorja e njohur Marjana Kondi ka treguar një histori mjaft gazmore ku është përfshirë edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

“Para disa kohësh kisha bërë një emision të lezetshëm. Duke punuar në Elbasan me Erand Sojlin më vjen një mesazh, i formuluar shumë bukur, e në fund shkruhej “Përqafime Ilir Meta”. Ia tregoj Erandit dhe i them që është Dashnor Diko.

E marr dhe i bëj një mesazh dhe i them, “Ua, ti simpatik i madh, ku je kryetari i Kuvendit, seks simboli i Parlamentit, ti që i hedh gratë tuç në tokë, se ke qenë edhe në mundje, me trupin tënd”, vazhdova me fjalë jo fort të mira, gjithmonë e bindur se do t’ia dërgoja Dashnor Dikos dhe në fund i shkruaj, “Të puth, me afsh, që të shijon dhe te … Jozefina Topalli”, – u shpreh Marjana.

Ndërkohë ajo ka vazhduar tregimin e saj duke thënë se pas gjithë ditës së provave, këngëtari Dashnor Diko nuk dinte asgjë rreth mesazheve. Kondi më pas theksoi se kishte nisur ta kapte paniku.

“Hipëm në makinë dhe nuk foli asnjeri, ishte një kontraktim i tmerrshëm, një mijë mendime, nuk dija ç’të bëja”, – përfundoi aktorja, e cila më pas kishte shkuar në shtëpi dhe i kishte kërkuar bashkëshortit të saj t’i bënte një mesazh kryetarit të Kuvendit, ku i kërkonte ndjesë për mesazhin e dërguar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button