KËSHTU E KA DASHURIA

Kam përshtypjen se vdekja është një vështrim që më përgjon pareshtur. Secili nga gjestet e mia detyrimisht do të analizohet nga një forcë e epërme, një forcë që është e ardhmja ime prej njeriu me trup të shpërbërë. Që në mosh më të re, kështu ka qenë për mua. Jetoj duke menduar vazhdimisht se një ditë nuk do të jetoj më. Kjo ngjall ndjesi pozitive, të jep veçanrisht mundësi të shijosh çdo çast të jetës: jam në gjendje të zbuloj diçka të këndshme, qoftë edhe fare të vogël, edhe çastet më mizore.

Për shembull, në metro, ngjeshur pas tjerëve dhe qull në djersë, mund të mendoj: “Çfarë fati që jam gjallë!” Kështu ndodh edhe me marrëdhënjet e mia sentimentale. E shoh veten tek dashuroj, i detyruar të mos ia prish kurrë zemrës që rreh. Kur zgjohem pranë një femre, i sodis veshin dhe rrëkem t’i fotografoj me mendje shkëlqimin e asaj çka ka ajo të veçantë. E di që një ditë do të rri shtrire, i ngurosur kundrruall vdekjes, dhe se nuk do të më mbeten më veçse këto kujtime të një sensualiteti të ikur.


Grindja e një dite më parë kishte qenë absurde. Shpresoja se gjithçka do të harrohej sapo te shihnim njëri-tjetrin. Në qafë, kisha varur një copë kartoni ku lexohej:
” Ti më ke çarë trapin”


Alisa doli. E pash të më afrohej dhe të përpiqej të dallonte se çka kisha shkruar. Më buzëqeshi bujarisht dhe nxitoi të më puthte. Pastaj më përshpëriti” Edhe ti më ke çarë trapin”.
Kështu e ka dashuria.

Nga Eroll Velija

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button