Maqedonia e sotme, një çmendinë kolektive

(Vetëm popullin shqiptar në Maqedoni llogaritet se politikanët e kanë plaçkitur me mbi 6 miliardë euro deri më sot)

Mbi 6 miliardë euro nga prona shoqërore dhe pasuria e qytetarëve të Maqedonisë, përmes privatizimit kriminal gjatë viteve 1993-2004, janë vjedhur nga politikanët dhe udhëheqësit e këtij shteti. Të gjithë këta kriminelë kanë emra dhe mbiemra, adresa dhe dosje të trasha për këto krime.

Mbi 6 miliardë të tjera nga prona shoqërore dhe pasuria e qytetarëve janë vjedhur në formë kriminale, përmes ndërmarrjeve private, tenderëve dhe shitjes së pronës shoqërore, si dhe plaçkitjes ordinare të qytetarëve në forma të ndryshme, me ryshfete, reket dhe uzurpime të paligjshme të pasurisë, nga viti 2002 e deri më sot. Edhe këta politikanë, udhëheqës të partive dhe institucioneve të pushtetit kanë emra dhe mbiemra, kanë adresa, dosje të trasha për këto krime.

Afër gjysma e kësaj pasurie shoqërore të vjedhur në mënyrë kriminale dhe të dhunshme u ka takuar shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarëve në këtë shtet u janë vjedhur nga politikanë e vendit (shqiptarë dhe të tjerë) mbi 5 miliardë dollarë!

Mbi 100 miliardë dollarë mjete financiare janë shpëlarë përmes Maqedonisë dhe disa shteteve fqinje, nga politikanët dhe bartësit e pushtetit në këtë vend, të cilët po ashtu kanë emra dhe mbiemra, kanë adresa dhe dosje të trasha për krime, në bashkëpunim me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar.

Qytetarët e këtij shteti ende shpresojnë se politikanë e njëjtë mund të jenë bartës të reformave në këtë shtet, në të ardhmen. Ky është një mashtrim perfid që u bëhet këtyre qytetarëve, sidomos përmes mediumeve dhe megafonave në terren të strukturave partiake!

Maqedonia është shndërruar në çmendinë kolektive, nga e cila qytetarët e saj mund të shpëtojnë vetëm përmes një PLANI GLOBAL për pastrimin me të kaluarën kriminale të udhëheqësve të derisotëm, kryesisht me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, assesi nga udhëheqësit e subjekteve politike aktuale në vend, të implikuar në këto krime. Reforma në këtë kontekst nënkupton vetëm ndryshim të metodologjisë së manipulimit dhe mashtrimit, plaçkitjes dhe vazhdimit të veprimtarisë kriminale të këtyre strukturave politike në këtë shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button