Tre tërmete të fuqishme janë regjistruar në Filipine
Tre tërmete me intesitet mes 5 dhe 5,9 ballë sipas shkallës së Rihterit e kanë goditur sot pjesën jugore të Filipineve, ndërsa druhet se janl të mundshme cunami.
Dridhjet, të cilat kanë ndodhur në interval prej 20 minutave, janë ndjerë edhe në kryeqendrën e Manilës.
Tani për tani nuk ka informacione për dëm më të madh material apo viktima nga tërmetet në ishullin Luzon, të regjistruara rreth orës 15 sipas kohës lokale.