Fillon festivali i 10-të teatror “Fytyra pa maska”

Nën moton “Lë gjurmë” sonte fillon edicioni i 10-të jubilar i Festivalit Teatror Internacional “Fytyra pa maska” në organizim të porduksionit të pavarur “Teatri 007” dhe Qendra e Kongresit “Aleksandri i Makedonisë”.

Përzgjedhësi i festivalit Igor Ivkoviq theksoi se në FTI i sivjetëm “Fytyra pa maska” do të luhen shtatë shfaqje të cilat, siç tha, në mënyrë kritike korrespondojnë me realitetin e ashpër në të cilin jeton njeriu bashkëkohor gjithkund në botë.

Drejtori i Festivalit Miodrag Kostiq informon se sivjet kanë marrë 80 aplikime nga të cilat janë përzgjedhur shtatë shfaqje, të cilat do të interpretohen në më shumë skena.

Në shtator të këtij viti, sipas organizatorëve, do të prezantohet monografi në të cilën do të prezantohen të gjithë pjesëmarrësit dhe çmimet e fituara në festival në suaza ku janë shfaqur prej 80 deri 100 shfaqje me mbi 2.000 pjesëmarrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button