Ata që “do t’i tërhiqnin për veshi”, sot ua urojnë Ditën Botërore (FOTO+VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, romëve sot ua ka uruar Ditën Botërore të tyre, duke theksuar se ai dhe partia e tij e “konsiderojnë kontributin e komunitetit rom në jetën, kulturore, politike dhe ekonomë të shtetit”, shkruan Portalb.mk.

Gruevski, e ka “harruar”, bombën e shtatë të opozitës, të publikuar më 6 mars 2015, në të cilën lideri i LSDM-së Zaev publikoi biseda të përgjuara të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së në të cilën, manipulohen dhe ofendohen rëndë romët.

Në bisedën telefonike dëgjohet se si ish ministrja e MPB-së nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Jankulloska kërkon listën e romëve që do t’u jepen ndihma sociale. Në këtë inçizim dëgjohet se si u kanë dhënë paketa me miell romëve për t’i blerë votat e tyre, transmeton Portalb.

Jankulloska në bisedën e saj, thotë që nëse “ciganët” që aludon në romët, do t’i kapin për veshi nëse nuk dalin në votime.

Ashmet Elezovski - Forumi Evropian i komunitetit romë në Strasburg
Ashmet Elezovski – Forumi Evropian i komunitetit romë në Strasburg

Një ditë pas “bombës” së shtatë, ka reaguar, Ashmet Elezovski nga Forumi Evropian i komunitetit romë në Strasburg i cili është shprehur se ndjehet i nënçmuar pas publikimit të bisedës telefonike ku dëgjohet ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska e cila shprehet se romët e Prilepit do t’i kapë për veshi dhe do t’i nxjerr në zgjedhje e fundit në Maqedoni.

“Si asnjëherë më parë gjendja me të drejtat e komunitetit romë në Maqedoni u kthye mbrapa. Jemi të nënçmuar tej mase nga ofendimet që i dëgjuam nga zyrtarët e lartë të pushtetit si dhe keqpërdorimet dhe shkeljen e të drejtave elementare të romëve”, thuhet ne reagimin e Ashmet Elezovski.

21 mars 2015, në protestën e qytetarëve romë që u zhvillua përpara Qeverisë, janë emituar përgjimet që tregojnë manipulimet zgjedhore në Shuto Orizarë.

21.03.2015 - Protesta e romëve para Qeverisë së RM-së
21.03.2015 – Protesta e romëve para Qeverisë së RM-së

“Nuk do të kemi streaming, sepse ne nuk jemi VMRO, ne jemi parti e varfër. Përgjimet do t’i emitojmë me altoparlantë, që të dëgjojë i gjithë populli se çka ndodhur në Shuto Orizarë”, deklaroi Samka Ibraimovski nga Partia për Emancipimin e Romëve.

Dy ditë më pas, më 23 mars 2015, Partia për Emancipimin e Romëve (PER) përsëriti kërkesat për dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe për ndriçimin e vjedhjes së votave në Shuto Orizarë, përcjellë Portalb.

23.03.2015 - Protesta e romëve para Qeverisë së RM-së
23.03.2015 – Protesta e romëve para Qeverisë së RM-së

Kërkesave të së 21 marsit partia i bashkëngjiti edhe atë për ndalimin e trajtimit diskriminues të romëve në pikat kufitare dhe për ndalesën e udhëtimit në vendet e jashtme.

“PER kërkon dorëheqjen e parevokueshme të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, për përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor në Shuto Orizarë, ku poshtëron romët dhe bën një mori manipulimesh në dëm të PER­-it (provë janë materialet e përgjimit të prezantuara në protestë). Në të kundërt, PER do të organizojë protesta përpara MPB­-së”, thuhet në deklaratën e partisë.

Amdi Bajram
Amdi Bajram

Edhe pas shumë reagimeve nga sektori civil dhe partive politike në vend, deputeti i përkatësisë etnike rome, që është pjesë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE, Amdi Bajram, nuk e ka parë  të arsyeshme që ta braktisë koalicionin ku edhe sot e kësaj dite qëndron në të. /Portalb

LEXO: Bomba e shtatë: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button